Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist. Për autori ne dyshuar Sokrat Vata është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Po ashtu me masën e arrestit me burg janë lënë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.
Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar arresti në burg për një afat 45-ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, Zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e portugezit: Nuk e kujtoj si e kam goditur… Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
