Meriton Korenica drejt largimit nga Cluji

0%

Meriton Korenica pritet t’i japë fund aventurës së tij te Cluji në fillim të javës së ardhshme. Mediumet e njohura rumune kanë raportuar të premten se klubi rumun pritet të ndahet me disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, në mesin e tyre edhe Korenica.

Përveç reprezentuesit nga Kosova, largimin pritet ta bëjë edhe Andrei Cordea, me të dy lojtarët që konsiderohen ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit. Sipas raportimeve nga Rumania, arsyeja kryesore pas këtyre largimeve janë problemet e mëdha financiare me të cilat po përballet Cluji.

Korenica, i cili luan në krah, mund të largohet për një shumë prej rreth 400 mijë eurosh. 29-vjeçari iu bashkua Clujit në vitin 2024, kur u transferua nga skuadra turke Manisa, dhe që atëherë ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit. Në total, Korenica ka zhvilluar 107 paraqitje për Clujin, duke realizuar 26 gola dhe 16 asistime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse largimi konfirmohet, kosovari do ta mbyllë një periudhë të suksesshme në Rumani, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset në ditët në vijim.

Burimi: Bota Sot