E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

0%

Një vajzë e re iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar atij premtimet që bëri kur erdhi në pushtet vite më parë. Teksa mori fjalën në protestë, ajo theksoi se qytetarët e votuan duke menduar se ai ishte një risi, por premtimet i rezultuan boshe. Ajo shtoi se ndërsa ka kaluar më shumë se një dekadë nga ardhja në pushtet, ai nuk ka realizuar asgjë.

“Populli ju besoi të ndërtonit një jetë më të mirë, ju besoi se do të ishit një risi. Besoi në premtimet tuaja, por rezultuan boshe. Besoi në shpirtin e një artisti, por edhe kjo një mediokritet. Në 2013 premtuat një shtet me më shumë mundësi, drejtësi, punësim, më shumë më shumë… Pas një dekade e kusur, na vjen natyrshëm një pyetje që nuk kërkon propagandë e as fjalim tjetër.

Çfarë iu premtuat shqiptarëve dhe çfarë realizuat? Në 2017 premtuat shtetin e së drejtës. Por shteti i së drejtës nuk provohet kur ligji godet të dobëtit, por kur ligji ka forcën të përballet me të fortit. Nëse institucionet e drejtësisë nuk përgjigjen për ne, atëherë kush dreqin duhet të përgjigjet për ne”, tha mes të tjerash e reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas ajo theksoi se qytetarët nuk e ndjejnë më prezencën e tij si kryeministër dhe se nuk ndihen të përfaqësuar ndaj duhet ta pranojë kërkesën e tyre dhe të japë dorëheqjen sa më parë.

Burimi: Bota Sot