Real Madridi po bën miliona nga lojtarët që nuk i ka në skuadër falë

0%

Real Madridi po zhvillon një afat kalimtar mjaft aktiv këtë verë, jo vetëm sa i përket transferimeve, por edhe shitjeve. Klubi madrilen mund të përfitojë edhe 30 milionë euro të tjera në fazën e fundit të afatit kalimtar, duke e çuar në rreth 231 milionë euro totalin e të ardhurave nga shitjet.

Presidenti Florentino Perez po negocion largimin e tre futbollistëve të akademisë së klubit: Antonio Blanco, Javi Rueda dhe Manuel Angel. Në rastin e Blanco dhe Rueda, Real Madridi ka ruajtur 50 për qind të të drejtave ekonomike, ndërsa për Manuel Ángel po negocion me Almerían për shitjen e gjysmës së kartonit të tij për rreth 6 milionë euro.

Antonio Blanco Antonio Blanco, 26-vjeçar dhe aktualisht pjesë e Alavesit, ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh. Për të kanë shfaqur interes Villarreal, Real Betis, si dhe disa klube nga Franca, Italia dhe Gjermania. Real Madridi zotëron 50 për qind të të drejtave të Blanco.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse klauzola prej 20 milionë eurosh aktivizohet, madrilenët do të përfitojnë rreth 10 milionë euro, pa pasur nevojë ta shesin drejtpërdrejt lojtarin. Javi Rueda Edhe Javi Rueda mund t’i sjellë një shumë të konsiderueshme klubit.

Mbrojtësi i Celta Vigos ka tërhequr interesimin e Nottingham Forest, ndërsa klauzola e tij e lirimit është mbi 30 milionë euro, pasi rinovoi kontratën deri në vitin 2029. Meqë Real Madridi zotëron 50 për qind të të drejtave të Ruedas, një transferim për pak më shumë se 30 milionë euro do t’i sillte klubit madrilen të paktën 15 milionë euro.

Manuel Angel Ndërkohë, Manuel Angel, mesfushori 22-vjeçar i Castillas, është pranë transferimit te Almeria. Bisedimet janë për një marrëveshje prej rreth 6 milionë eurosh për 50 për qind të të drejtave të lojtarit. Në këtë mënyrë, Real Madridi do të ruante gjysmën e kartonit të tij dhe do të kishte mundësi të përfitojë sërish financiarisht në rast të një shitjeje të ardhshme./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi