Danimarka sfidon Infantinon: Duam një president tjetër në krye të

0%

Federata Daneze e Futbollit, DBU, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s, duke e akuzuar drejtimin aktual të organizatës se ka krijuar një “krizë themelore besimi”.

Qëndrimi i federatës daneze vjen pas kritikave të reja ndaj Infantinos, të lidhura me një projekt të mëparshëm për privatizimin e një pjese të Kupës së Botës, i cili më pas u tërhoq. Sipas DBU-së, kjo nismë ka dëmtuar rëndë besimin ndaj udhëheqjes së FIFA-s, ndërsa as kërkimfaljet e mëvonshme dhe as tërheqja e propozimit nuk kanë ndryshuar qëndrimin e danezëve.

Federata Daneze nuk e kishte mbështetur Infantinon as në zgjedhjet e vitit 2022 dhe tashmë ka konfirmuar se do të veprojë njësoj edhe në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për më , gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s në Rabat të Marokut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“DBU, në bashkëpunim me UEFA-n dhe kolegët tanë ndërkombëtarë, do të punojë që federatat anëtare në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 të kenë një zgjedhje reale dhe një alternativë të besueshme, e cila mund ta bashkojë FIFA-n përtej konfederatave dhe të rindërtojë besimin që është dëmtuar”, t huhet në qëndrimin e federatës daneze.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për president të FIFA-s është 18 nëntori.

Burimi: Bota Sot