Geci shpëton Drenicën, kuqezinjtë i marrin një pikë Malishevës

0%

Drenica ka marrë një pikë të vlefshme në udhëtim ndaj Malishevës, duke barazuar 1-1 në minutat e fundit të takimit të vlefshëm për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës. Skuadra vendase e kishte kontrollin e rezultatit për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe kaloi në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Ishte Xhemal Ibishi ai që realizoi në minutën e 41-të, duke i dhënë Malishevës avantazhin 1-0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Drenica u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në kohën shtesë. Në minutën e parë të shtesës, Elvis Geci u shfaq në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe për ta vendosur rezultatin përfundimtar në 1-1.

Geci përfitoi nga topi i kthyer prej shtyllës pas goditjes së Altin Vojvodës dhe nga afërsia nuk gaboi, duke i siguruar Drenicës një pikë. Kështu, Malisheva mbetet me katër pikë pas dy xhirove, ndërsa Drenica regjistron barazimin e dytë radhazi dhe shkon në kuotën e dy pikëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drenica kishte barazuar edhe në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Dukagjinit, ndërsa Malisheva tani numëron një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.

Burimi: Bota Sot