‘Taranto 2026’, dy boksierët e Kosovës nesër ngjitën në ring

0%

Dy boksierë të Kosovës do të ngjitën nesër në ring në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali. Sot është mbajtur mitingu teknik i garës, ku është hedhur edhe shorti për boksierët pjesëmarrës. Pas shortit, është përcaktuar që nesër, më 22 gusht, në ring të paraqiten dy përfaqësuesit e Kosovës.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë do të garojë Lumturim Xhoxhaj, ndërsa në kategorinë deri në 70 kilogramë do të boksojë Shpetim Bajoku. Duelet e boksierëve tanë do të nisin nga ora , ndërsa të dy synojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Kosova synon rezultate pozitive në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa vëmendja e tifozëve nesër do të jetë te Xhoxhaj dhe Bajoku, të cilët do të kërkojnë kalimin në fazat e mëtejshme të garës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot