Punimet për restaurimin dhe konservimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren janë duke vazhduar, me qëllim ruajtjen e një prej objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të qytetit. Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ndërhyrjet në këtë objekt po financohen nga Ministria e Kulturës.
“Shkolla e vjetër ‘Ryzhdije’, e ndërtuar më 1896, është një prej tyre. Pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje, po zhvillihen punimet për restaurimin dhe konservimin e saj” , ka shkruar Bogujevci. Postim i plotë: Në Prizren po vazhdojmë punën për të ruajtur dhe rikthyer ndërtesat që dëshmojnë historinë e qytetit. Shkolla e vjetër “Ryzhdije”, e ndërtuar më 1896, është një prej tyre.
Pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje, po zhvillihen punimet për restaurimin dhe konservimin e saj, të financuara nga Ministria e Kulturës. Një ndërhyrje tjetër për ta ruajtur trashëgiminë e Prizrenit.
