Sportistët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë hapëse të ‘Taranto

0%

Delegacioni i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, e cila po mbahet në stadiumin “Erasmo Iacovone” në Taranto të Italisë. Sportistët dhe përfaqësuesit e delegacionit tonë me flamurin e shtetit tonë po defilojnë në hapjen e edicionit të 20-të të Lojërave Mesdhetare.

Kosova në “Taranto 2026” përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte. Për herë të parë, Kosova do të ketë pjesëmarrje edhe në katër sporte ekipore: futboll, hendboll, volejboll dhe basketboll, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për sportin tonë.

Ceremonia e hapjes në stadiumin “Iacovone” shënon nisjen zyrtare të Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen deri më 3 shtator. Pas parakalimit të delegacioneve, sportistët kosovarë do t’i drejtohen garave, ku synojnë paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në disiplinat përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot