Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë të shtunën, më 22 gusht, aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Aktiviteti do të nisë në orën me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se “Ora e Pritjes” nis 25 ditë para kësaj date, duke e kthyer pritjen e vendimit në një aktivitet publik në qendër të kryeqytetit. Gjatë aktivitetit pritet të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme.
Aktiviteti do të mbahet në Bulevardin “Nëna Terezë”, duke filluar nga ora . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
