Ekskluzive | Ky është i arrestuari pas vdekjes së 32-vjeçarit në

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personit që është arrestuar pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit Arbenit Ahmeti në Mihjen Sipërfaqësore të Mirashit në Obiliq. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Arsim Krasniqin, rreth 56-vjeçar, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Arrestimi vjen në kuadër të hetimeve për rrethanat në të cilat Ahmeti humbi jetën më 20 gusht, në zonën e Rotori 7 – Shiriti Transportues i Thëngjillit 5/9.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, 32-vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Obiliqit, ndërsa dëshmitarët e intervistuar kanë deklaruar se ai dyshohet se kishte rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E trishtë: Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në KEK Në vendin ku dyshohet se ndodhi incidenti kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe Prokurori kujdestar, ndërsa janë kryer ekzaminimet dhe është mbledhur material që pritet të ndihmojë në sqarimin e plotë të ngjarjes. Pas veprimeve fillestare hetimore, rasti nuk është trajtuar vetëm në rrafshin e konstatimit të vdekjes.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimi tashmë pritet të përcaktojë nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës, cilat kanë qenë përgjegjësitë konkrete dhe nëse ndonjë veprim apo mosveprim ka kontribuar në pasojën fatale.

Një tjetër tragjedi në KEK: Punëtori humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me tensionin elektrik Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për procedurat përkatëse. Ndaj Krasniqit aktualisht ekziston dyshim penal dhe jo përgjegjësi e provuar, ndërsa ai gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com