Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, dy adoleshentë dërgohen në

0%

Dy adoleshentë janë dërguar në spital me lëndime të rënda, pasi një sulmues i armatosur me shpatë plagosi disa persona në një shkollë në Suedi. Policia u thirr të premten në shkollën Brinell, në qytetin Fagersta, në veriperëndim të Stokholmit. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, njoftuan autoritetet.

Gazeta suedeze Aftonbladet raportoi se i dyshuari, i cili dyshohet se kishte një hanxhar me vete, është qëlluar në këmbë nga policia para se të arrestohej. “Ne morëm një alarm në orën për dhunë të dyshuar vdekjeprurëse dhe dërguam të gjitha burimet në dispozicion në shkollë”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

Zëdhënësi tha se një person në vendngjarje u arrestua më vonë dhe se nuk kishte më rrezik për publikun. Gazeta Expressen raportoi se i dyshuari është një ish-nxënës 18-vjeçar dhe se policia më pas ka kontrolluar banesën e tij. Pas sulmit me shpatë, disa shkolla të tjera dhe ndërtesa publike në Fagersta u vendosën gjithashtu në izolim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarje e rëndë në një shkollë suedeze, sulmuesi me shpatë plagos disa persona Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com