Situata me zjarret në Mirditë, kryebashkiaku: Situatë e rrezikshme

0%

Situata nga zjarret në Mirditë mbetet e vështirë, ndërsa përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era. Kryebashkiaku Albert Melyshi bëri të ditur se banorë të dy lagjeve janë evakuuar, ndërsa deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të dëmtuara.

Zjarret kanë krijuar një situatë të rrezikshme në territorin e Bashkisë Mirditë, me fshatin Tenë që aktualisht rezulton ndër zonat më të prekura. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, deklaroi se autoritetet kanë kryer evakuimet e para në dy lagje për shkak të rrezikut nga flakët.

Ndërhyrja vështirësohet edhe nga fakti se disa familje jetojnë në zona të shpërndara pranë sipërfaqeve pyjore. Në terren janë angazhuar edhe mjete shtesë zjarrfikëse për të kufizuar përhapjen e zjarrit. Melyshi ngriti gjithashtu dyshime se disa prej vatrave mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Sipas tij, gjatë këtij viti është ndërhyrë disa herë për shuarjen e zjarreve në këto zona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se ka kërkuar nga autoritetet të hetojnë rastet dhe të marrin masa ndaj personave përgjegjës. “Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish.

Në dy lagje kemi evakuuar banorë. Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata, por dhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata.

Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet, dhe e kam diskutuar me autoritete që të marrin masa” , tha ai.

Burimi: Bota Sot