Thatësira dhe “El Niño” detyrojnë Panamanë të kufizojë trafikun detar

0%

Kanali i Panamasë do të ulë numrin e anijeve që kalojnë nëpër të duke filluar nga muaji i ardhshëm, për shkak të thatësirës së shkaktuar nga fenomeni El Niño, njoftoi autoriteti që administron këtë rrugë ujore strategjike që lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor.

Nga 3 shtatori, numri i anijeve që lejohen të kalojnë çdo ditë do të ulet nga 36 në 34, për shkak të nivelit të ulët të ujit në dy liqenet artificiale që furnizojnë kanalin, bëri të ditur Autoriteti i Kanalit të Panamasë. Nga 15 shtatori, numri do të reduktohet më tej, në 32 anije në ditë.

Autoritetet kanë zbatuar edhe masa të tjera për kursimin e ujit, si ulja e zhytjes maksimale të anijeve – thellësia deri në të cilën anija futet në ujë – për anijet më të mëdha. Në vitin 2023, niveli i ujit në liqenet që furnizojnë kanalin ra aq shumë, sa operatorët u detyruan të ulnin numrin e kalimeve ditore nga 38 në vetëm 22 anije.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoriteti tha të enjten se, me reduktimin e ri, do të rriten kohët e pritjes për anijet që përpiqen të kalojnë pa rezervim paraprak. Nëntë nga dhjetë anije që përdorin kanalin e bëjnë këtë me rezervim, ndërsa vendet e mbetura nxirren në ankand.

Burimi: Bota Sot