Flakët përfshijnë një ndërtesë në qytetin alpin të Zvicrës, 5 të

0%

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë në qytetin zviceran të Thusis, duke shkaktuar tetë të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, pesë persona rezultojnë të zhdukur. Sipas policisë kantonale, ndërtesa, e cila përfshinte një restorant dhe disa apartamente, është shkatërruar plotësisht nga flakët.

Zjarri ka shpërthyer pak pas mesnatës, ndërsa hetimet paraprake sugjerojnë se flakët kanë nisur në katin e dytë të godinës. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet nën hetim nga policia. Në operacionin për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin janë angazhuar rreth 100 zjarrfikës.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të strukturës së ndërtesës, shkallët janë shembur, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Për të vijuar kërkimet, ekipet e emergjencës janë detyruar të hapin çatinë me ndihmën e një vinçi. Çmontimi i saj po bëhet pjesë-pjesë, në mënyrë që ekipet të arrijnë në zonat ku janë shembur shkallët. Nga ndërtesa kanë mundur të dalin 14 persona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, dy kanë pësuar lëndime të moderuara dhe katër kanë marrë lëndime të lehta. Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e pesë personave të zhdukur. Autoritetet kanë bërë të ditur se, nëse gjatë kërkimeve gjenden mbetje njerëzore, do të merren mostra të ADN-së për identifikimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com