Meteorologët britanikë alarmojnë: El Nino pritet të jetë më i

0%

Fenomeni klimatik El Niño, i cili po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, pritet të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, duke rritur temperaturat globale dhe rrezikun për mot ekstrem, ka paralajmëruar Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Sipas ekspertëve, ndikimi i El Niños, i kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, e bën shumë të mundshme që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Shenjat e para të ndikimit të fenomenit janë vërejtur tashmë në disa pjesë të botës.

Në Indi, reshjet e musonit kanë qenë nën mesataren, ndërsa në Oqeanin Atlantik është regjistruar aktivitet më i ulët i uraganeve. El Niño mund të ndikojë edhe në motin e Mbretërisë së Bashkuar, duke rritur rrezikun për një vjeshtë më të lagësht dhe me më shumë stuhi. Parashikimet afatgjata kanë nisur të tregojnë shenja për një periudhë me mot të paqëndrueshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Adam Scaife, ekspert i parashikimeve afatgjata në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, e ka cilësuar situatën si të jashtëzakonshme, duke thënë se nuk ka parë më parë një sinjal kaq intensiv të El Niños në parashikimet meteorologjike. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka prova të qarta se ndryshimet klimatike po i bëjnë fenomenet El Niño më të shpeshta.

Në një planet që po ngrohet, ndikimi i tyre në temperaturat dhe kushtet atmosferike pritet të jetë më i theksuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com