Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht.
Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme.
Ndeshja e parë do të luhet më 25 gusht, në orën , në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në orën , në Mal të Zi. Lista e trajnerit Armand Dama për këto dy miqësore përbëhet nga 20 futbollistë: Portierë: Valerio Alijaj, Besardo Ndoj.
Mbrojtës: Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Redjon Margjekaj, Noseld Bahushi, Kevin Muharremi. Mesfushorë: Matias Mehmeti, Enea Taci, Gean Ramadani, Elio Mera, Alesio Gjomarkaj, Elio Tavani. Sulmues: Alessio Kopani, Adrian Sina, Santjago Perkola, Marin Shehaj, Gledion Koci.
