Ushtarët e NATO-s në Kosovë marrin pjesë në gjysmëmaratonën e

0%

Ushtarë nga vende të ndryshme kontribuuese në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë marrë pjesë në gjysmëmaratonën e organizuar për Ditën e Shtetësisë së Hungarisë në kampin Bondsteel. Gara, e organizuar nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN), mblodhi 114 pjesëmarrës nga 10 shtete të ndryshme.

Pjesëmarrësit patën mundësi që distancën prej 21 kilometrash ta përshkonin individualisht ose në formë stafete. Në garën individuale fitues doli një ushtar rumun, ndërsa në garën ekipore triumfoi një ekip amerikan. KFOR-i ka bërë të ditur se përmes aktiviteteve të tilla synon të ruajë nivelin e lartë të gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet trupave të vendeve të ndryshme.

Misioni i NATO-s ka ritheksuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com