​Qytetarët bllokojnë kamionetën e mbeturinave në Kodrën e Trimave,

0%

Qytetarë të rrugës “Ismet Dërguti” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë kanë bllokuar të premten kamionetën e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave, në shenjë proteste për, siç thonë ata, mosmbledhjen e rregullt të bërllokut në këtë pjesë të kryeqytetit.

Banorët kanë vendosur ta ndalojnë automjetin me qëllim që të tërheqin vëmendjen e institucioneve dhe kompanisë private përgjegjëse për problemin me mbeturinat. Ata kanë ngritur shqetësime edhe për vetë automjetin që përdoret për këtë shërbim, duke pretenduar se kamioneta e caktuar për grumbullimin e mbeturinave nuk është e regjistruar.

Në pjesën e pasme të automjetit, sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, nuk shihet një targë e plotë e regjistrimit. Në fotografi shihen po ashtu kontejnerë të mbushur dhe qese me mbeturina të grumbulluara përreth tyre. Qytetarët kërkojnë që grumbullimi i mbeturinave të bëhet rregullisht dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë ndaj situatës së krijuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes bllokimit të kamionetës, ata thonë se synojnë të tërheqin vëmendjen për problemin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë. Kamjoneta ka qëndruar e bllokuar rreth një orë, konkretisht derisa ka ardhur edhe një kamionët tjetër për t’i mbledhur mbeturinat e mbetura. /KosovaPress

Burimi: Telegrafi