Ministria e Arsimit ende nuk e ka përfunduar procesin e verifikimit të të gjitha aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore. Sipas Anita Kadriut, drejtoreshës së Departamentit të Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit, deri më tani 157 mijë e 333 prindërve u është aprovuar aplikimi për subvencionim. Kurse, 1 mijë e 463 aplikime janë refuzuar.
Kadriu ka treguar se 186 mijë e 777 aplikime i kanë pranuar deri më sot, më , prej tyre i kanë trajtuar 158 mijë e 796 aplikime. “Po ju japim mundësinë edhe në vikend t’i verfikojnë aplikimet. Nga mesi i javës së ardhshme planifikohet të ekzekutohen mjetet e subvencionimit.”- ka thënë Kadriu.
Javën e kaluar Kadriu kishte deklaruar që verifikimi i aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore të përfundonte në mes të javës së ardhshme dhe këto të kalonin në një verifikim final nga një komision i veçantë i Ministrisë. “Ky Komision e bën bartjen në Ministri të Financave për pagesa.”- kishte thënë Kadriu më .
Sipas Kadriut, synojnë që këtë vit nxënësit të pajisen me të gjitha tekstet shkollore dhe mësimi të fillojë më . Kështu, ende nuk e kanë përcaktuar shumën se sa do t’ju ndahet nxënësve të klasave 1 deri 5 dhe atyre 6 deri 9 për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.
Një ditë më parë, më , Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Kjo pasi Ministria tha se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.
Ministria e Arsimit këtë vit do t’i subvencionojë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, por kanë vërtetim se nxënësi vijon mësimin në vend. Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.
Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro.Aplikimi për subvencionim u hap më dhe realizohet përmes platformës e-Kosova.
Gjithashtu, Kadriu ka bërë të ditur për KALLXO.com se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë. Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.
Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
