Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit në Mirditë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe bimësisë së dendur. Zjarri është afruar pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë deri tani katër familje.
Shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Situata mbetet e vështirë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e evakuimeve të tjera, në varësi të përhapjes së zjarrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
