Një 26-vjeçar është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se ka vrarë me thikë nënën dhe babanë e tij në banesën ku jetonin së bashku. Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht në Bad Neuenahr-Ahrweiler. Sipas Prokurorisë, viktimat, 52 dhe 55 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta nga thika, shkruan Bild.
I dyshuari ishte ai që rreth orës kishte telefonuar policinë, duke pretenduar se nëna e tij ishte plagosur me thikë, ndërsa për babanë kishte thënë se “po flinte”. Megjithatë, gjurmët në vendngjarje nuk përputheshin me deklarimet e tij. Edhe 26-vjeçari kishte plagë në pjesën e barkut dhe ishte dërguar në spital.
Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për dy raste të dyshuara të vrasjes.
