Policia ndëshkon 19-vjeçarin në Ferizaj, voziti 88 km/h mbi kufizimin

0%

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një 19-vjeçar në Ferizaj, pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi dukshëm mbi kufizimin e lejuar. Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është evidentuar në fshatin Lloshkobare, gjatë kontrolleve të shtuara të Njësisë së Komunikacionit Rrugor.

Shoferi A.B., 19 vjeç, i cili po drejtonte një Volkswagen Golf me targa vendore, është kapur duke lëvizur me 138 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h. Matja e shpejtësisë është realizuar përmes radarit të vendosur në veturën e Policisë.

Ndaj 19-vjeçarit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, tri pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj. Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com