9 aksidente dhe 254 gjoba në 24 orë në rajonin e Ferizajt

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit. Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 9 aksidente trafiku.

Prej tyre, 3 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ku janë lënduar 6 persona, ndërsa 6 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të kontrolleve dhe aktiviteteve policore në trafik, janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba për kundërvajtje.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi