Pas disa sezonesh radhazi mes oshilacioneve dhe rrezikut për rënien nga elita e futbollit shqiptar, klubi i Tiranës ka dhënë “premtim” në rrjetet sociale për ndryshim, ndërsa e hapin edicionin e ri në Superiore ndaj Egnatias në shtëpi. “Koha për të shkruar një histori të re”, postimi i ekipit më të titulluar në Shqipëri.
Rinovimi i Redon Xhixhës, afrimet e Bernard Berishës, Ardit Krymit e trajnerit Klafuric, japin shpresë se kreyeqytetasit jo vetëm mund të rikthehen në pjesën e sipërme të tabelës, por pse jo edhe në garë për titullin. Precedenti i fundit që bardheblutë e kanë fituar titullin, përkon me sezonin 2021-2022, cikël kur drejtoheshin nga Orges Shehi.