Banorët e disa fshatrave të Vushtrrisë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore në fshatin Zagorë, në shenjë kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një kishe katolike.
Në një reagim të bërë publik, banorët e Samadrexhës, Zagorës, Dumnicës së Epërme, Dumnicës së Llugës dhe Dumnicës së Poshtme kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendosjes së gurit simbolik të themelit për këtë objekt, raporton Telegrafi. Ata pretendojnë se nisma është ndërmarrë nga organizata “Lëvizja për Rikthim”, ndërsa thonë se ajo është përkrahur edhe nga Ipeshkvia e Kosovës.
Tentuan të vendosin gurthemelin e një kishe në Zagorë, Komuna e Vushtrrisë: Nuk ka leje ndërtimi “Prej kohësh vendi dhe shoqëria jonë po përballen me veprime dashakeqe dhe gjuhë nxitëse nga organizata e struktura ekstremiste religjioze, të cilat po maskohen në emër të të drejtave fetare, por ato maska po bien kur po shfaqet hapur bashkëpunimi i institucioneve përfaqësuese me këto organizata”, thuhet në reagim.
Banorët kanë theksuar se kundërshtimi i tyre, sipas tyre, nuk lidhet me përkatësinë fetare apo me të drejtën e komunitetit katolik për të ushtruar besimin. “Andaj, kundërshtimi ynë nuk ka të bëjë me besimin apo të drejtën për ndërtimin e kishës të shqiptarëve katolikë, me të cilët ndajmë gjakun dhe gjuhën e përbashkët”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Vendoset gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në Zogaj të Vushtrrisë Sipas tyre, shqetësimi lidhet me mënyrën se si është zhvilluar iniciativa dhe mungesën e komunikimit me banorët lokalë. “Ky veprim, pa komunikimin dhe pëlqimin e banorëve vendas, ka lënduar thellësisht ndjenjat tona dhe dinjitetin tonë kombëtar e fetar”, kanë deklaruar banorët.
Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për të dielën, në orën , në fshatin Zagorë. “Ftojmë banorët e fshatrave përreth që të dielën (23 gusht), në orën , të na bashkangjiten në tubimin tonë masiv në fshatin Zagorë, për të kundërshtuar fuqishëm e në mënyrë paqësore këtë projekt dashakeq ideologjik e politik, qëllimi i të cilit është përdhosja e dinjitetit të popullit tonë”, thuhet në reagim.
Banorët kanë bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore. / Telegrafi
