Thaçi pret të shpallet i pafajshëm, teksa afrohet vendimi i Dhomave

0%

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pret të shpallet i pafajshëm në të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktgjykimi në çështjen kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet më .

“Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka tu shtojë argumenteve nga ekipi mbrojtës, si dhe fjalës time përfundimtare në sallën e gjyqit”- tha Thaçi të publikuar të enjten, më . Të katër akuzohen për përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime të kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në qendrat e ndalimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipëri, përfshirë 102 vrasje.

Krimet dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës në vitet 1998 dhe 1999. Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Thaçi tha se nuk pendohet për mbështetjen e krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, por tha se nuk kishte pritur që vendimi i përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës të “keqpërdorej kaq brutalisht”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan posaçërisht për gjykimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ato ndodhen në Hagë dhe përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, për shkak të dyshimeve mbi aftësinë e sistemit të drejtësisë ne Kosovë për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së.

Thaçi argumentoi se akuzat ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë ishin “të rrënjosura në një narrativë që daton që nga vitet ’80”. “Çuditësisht, narrativa e pretendimeve të tilla fillon nga vitet 80-ta, të lëvzjes së popullit të Kosovës për liri. Vazhdon deri në dhjetor 2000.

Kulmon me raportin e Dick Marty-it, rrëfim ky i ndërtuar tanimë në bashkëpunim të konfirmuar mes zyrtarëve serb dhe rus në Këshillin e Europës”- shto ai. Raporti i vitit 2010 i-raportuesit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty, pretendonte për krime të rënda, përfshirë trafikim organesh nga persona të lidhur me UÇK-në.

Sipas Thaçit, akuzat u zhvilluan me përfshirjen e zyrtarëve serbë dhe rusë në Këshillin e Europës. “Liria dhe ndërtimi i pavarësisë së Kosovës ishte e pakapërdishme për Serbinë dhe Rusinë, pasi dështuan ta deligjitimojnë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, i’u drejtuan Këshillit të Europës, synimi ishte i qartë: të diskreditohet shteti i Kosovës”- tha më tej Thaçi.

Thaçi kritikoi gjithashtu mënyrën se si Prokuroria i trajtoi dëshmitarët e mbrojtjes. Ai akuzoi prokurorët se u kanë dhënë më shumë peshë “dëshmive të fabrikuara” që burojnë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ndërsa kanë shpërfillur dëshmitë e zyrtarëve të lartë perëndimorë dhe ndërkombëtarë, të cilët ishin “sytë dhe veshët” në Kosovë.

“Prokuroria po lartëson dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Millosheviqit, në anën tjetër mohon dëshmite dhe argumentet e zyrtareve të lartë të SHBA-së, NATO-S, Britanisë së Madhe, OKB, OSBE, dhe institucioneve tjera ndërkombëtare”. Thaçi vuri në dukje se paraqitja e figurave të tilla ndërkombëtare si dëshmitarë të mbrojtjes tregonte shqetësimin e tyre për procesin gjyqësor.

“Nuk është e lehtë që këto personalitete të ulen në një sallë të tillë gjyqi. Kuptova se ata po shihnin që dicka e gabuar po ndodhte në këtë proces. Po ndienin obligim moral të thoshin të vërtetën”- shtoi më tej ai. Thaçi nuk pranoi të komentonte qasjen e qeverisë aktuale të Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara.

I pyetur nëse të drejtat e tij ishin shkelur gjatë procesit, ai u përgjigj se e konsideronte “procesin në tërësi” si shkelje. Ai kritikoi gjithashtu vendimin për të mos e liruar me kusht, duke thënë se argumentet e përdorura kundër lirimit të tij bazoheshin në “paragjykime dhe hipoteza”.

Thaçi tha se disa shtete anëtare të NATO-s kishin ofruar garanci në emër të tij dhe se ai u mbetej mirënjohës. Gjatë gjykimit, prokuroria u përpoq të provonte se, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ata mbanin përgjegjësi për luftëtarët e rangjeve më të ulëta që kryen krime.

Mbrojtja argumentoi se UÇK-ja nuk kishte strukturë të mirëfilltë komanduese ushtarake dhe se, për këtë arsye, të akuzuarit nuk kishin autoritet real mbi luftëtarët e UÇK-së. Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës në nëntor të vitit 2020 për t’u përballur me akuzat dhe, së bashku me tre të tjerët, u dërgua në paraburgim në Hagë, ku kanë qëndruar që atëherë.

Gjykimi nisi në prill të vitit 2023. Në lidhje me gjykimin, veteranët e UÇK-së dhe mbështetësit e tyre kanë organizuar protesta në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Strasburg dhe Hagë, duke i akuzuar Dhomat e Specializuara për njëanshmëri.

Në vitin 2024, Thaçi u akuzua gjithashtu për pengim të drejtësisë, së bashku me katër persona të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi. Gjykimi për këtë çështje nisi në shkurt, disa ditë pasi përfunduan procedurat në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe katër bashkëakuzuarit e tij në këtë çështje – Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu – kanë mohuar çdo shkelje. Ky artikull fillimisht u publikua në BalkanInsight

Burimi: Kallxo