Prebreza: Hapësira e uzurpuar po u kthehet qytetarëve të Fushë Kosovës

0%

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në Facebook se një hapësirë prej rreth 20 ari në Bllokun 300, e cila më parë ishte e uzurpuar, do të shndërrohet në park për qytetarët.

Prebreza ka bërë të ditur se në terren ka qenë së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arianit Termkolli, drejtorin e Inspekcionit, Durim Hajra, si dhe menaxheren e projektit, Luljeta Nebihu. Sipas tij, hapësira tashmë po i kthehet qytetarëve përmes një projekti konkret, ndërsa parku do të rregullohet dhe pajiset me elementet e nevojshme për shfrytëzim nga komuniteti.

Punimet, sipas njoftimit të kryetarit, pritet të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor. “Secila hapësirë e uzurpuar në Komunën e Fushë Kosovës, e cila është pronë komunale, do t’u kthehet qytetarëve përmes projekteve konkrete”, ka deklaruar Prebreza, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të prezantohen edhe projekte të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi