Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndaluar punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj. Sipas njoftimit të datës , gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
“Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.” – Inspektorati. Inspektorati vlerëson se këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve.
“Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.” – vazhdon njoftimi i Inspektoratit. Inspektorati Qendror i Punës thekson do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Më , një punëtor 26-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua pasi u rrëzua një vinç gjatë montimit në një kantier ndërtimi në Prishtinë . Vetëm në muajin prill të vitit 2026, tre persona kanë mbetur të vdekur në vendin e tyre të punës. Më në Gjakovë mbeti i vdekur një person pasi ishte rrëzuar nga një objekt i lartë. Për rastin është ndaluar një person nga Policia e Kosovës.
Në Shtime më një 48 vjeçar vdiq pasi dyshohet se ishte lënduar rëndë derisa po punonte në një kompani. Edhe për këtë rast një person u ndalua nga Policia e Kosovës. Një 43-vjeçar në rrugën Ferizaj-Prishtinë mbeti i vdekur më pasi ra nga një objekt i lartë, derisa ishte duke punuar.
Prokuroria e Mitrovicës kishte ndaluar një person, pas lëndimit të dy punëtorëve gjatë punës në rrjetin e rrymës, në Cerajë të Leposaviqit, më . Nga muaji shkurt deri në muajin gusht kanë vdekur katër punëtorë nga aksidentet në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Më , KEK ka njoftuar se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Ky ishte punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK. Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë.
Ndërsa më kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.
Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, nga viti 2023 deri në vitin 2026, 46 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës. “Sfidat sistematike të trajtimit të krimeve nga siguria dhe shëndeti në punë” pati filluar në vitin 2022, ndërsa pjesa e parë e tij ishte publikuar në vitin 2023. Në vitin 2026 BIRN ka publikuar një raport tjetër, të cilin mund ta gjeni KËTU .
BIRN ka publikuar disa raporte për të drejtat e punëtorëve dhe trajtimit të rasteve të tyre në vendin e punës. Më , BIRN ka prezantuar raportin mbi gjetjet e të drejtave të punës dhe sigurisë në punë për punëtorët për vitin 2023, të titulluar “Viktimat e padrejtësisë ”. Më , BIRN publikoi raportin “Menaxhimi i Punëtorëve pa Procedura” .
Kurse, më , u publikua raporti “Trajtimi i rasteve të të drejtave të punëtoreve nga Inspektorati i Punës dhe Gjyqësori” , pas një hulumtimi njëvjeçar nga BIRN dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
