Ukraina godet me sanksione serialin “Masha dhe Ariu” për narrativa

0%

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve ndaj personave dhe kompanive ruse të përfshira në krijimin dhe shpërndarjen e serialit të animuar “Masha dhe Ariu”. Sipas Presidencës ukrainase, sanksionet përfshijnë pesë shtetas rusë dhe katër organizata, të cilat akuzohen se përmes përmbajtjes për fëmijë promovojnë narrativa pro-ruse.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se seriali paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit. Në mesin e të sanksionuarve është studioja Animaccord, e cila qëndron pas serialit, si dhe drejtues, skenaristë, producentë dhe persona të lidhur me të drejtat e produksionit. “Masha dhe Ariu” vazhdon të jetë shumë i popullarizuar në mesin e fëmijëve ukrainas.

Në gusht të vitit 2025, kanali i serialit ishte renditur në vendin e parë ndër kanalet më të ndjekura për fëmijë në YouTube në Ukrainë. Autoritetet ukrainase kishin ngritur shqetësime për serialin edhe më herët. Në vitin 2017 ishte shqyrtuar mundësia e ndalimit të tij për shkak të pretendimeve se përmbante elemente të propagandës ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një prej episodeve, personazhi kryesor ishte shfaqur me një kapelë të lidhur me NKVD-në, ish-shërbimin sovjetik të sigurisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com