Ish-futbollisti serb Urosh Millosheviq është arrestuar në Portugali, pasi furgoni që drejtonte u ndalua në autostradën A6, në zonën e Estremozit. Brenda automjetit, autoritetet gjetën rreth 1.5 ton kokainë, me vlerë mbi 70 milionë euro, si dhe dy armë zjarri gjysmëautomatike të kalibrit ushtarak.
Sipas raportimeve në mediat serbe, 31-vjeçari Milosheviq ka luajtur më herët për klube si Çukariçki, IM Rakovica, Teleoptik dhe Sinngjeliq Beograd, ndërsa prej disa vitesh nuk është aktiv në futboll. Autoritetet portugeze e kanë lidhur rastin me hetimet ndaj një grupi kriminal që dyshohet se transporton sasi të mëdha kokaine drejt Evropës.
I dyshuari është vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet për rrjetin kriminal po vazhdojnë.
