Shkrirja e akullnajës zbulon trupat e dy alpinistëve të zhdukur para

0%

Trupat e dy alpinistëve belgë, të cilët ishin zhdukur në Alpet Zvicerane në vitin 1992, janë gjetur pas shkrirjes së një akullnaje. Sipas Policisë zvicerane, trupat u zbuluan më 26 korrik nga një alpinist në akullnajën Trift, në jug të qytetit të Luzernit.

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dy burrat belgë që ishin zhdukur 34 vjet më parë pranë malit Weissmies, raporton BBC. Në kohën e zhdukjes, ata ishin të moshës 39 dhe 41 vjeç, raporton BBC . Shkrirja e akullnajave në Zvicër është përshpejtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Sipas organizatës “Glacier Monitoring in Switzerland”, akullnajat e vendit janë tkurrur me rreth një të katërtën gjatë dekadës deri në vitin 2025. Shkencëtarët e lidhin këtë tërheqje të shpejtë të akullnajave kryesisht me ndryshimet klimatike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com