Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe

0%

Ish-futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar në Portugali, pasi furgoni që drejtonte u ndalua në autostradën A6, pranë Estremozit. Brenda automjetit u gjetën më shumë se 1.5 ton kokainë, me vlerë të përllogaritur mbi 70 milionë euro, si dhe dy armë zjarri të tipit ushtarak.

Milošević, 31-vjeçar, dyshohet se ishte pjesë e një operacioni për transportimin e drogës drejt bazës së një rrjeti kriminal në Gadishullin Iberik. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë Gjyqësore portugeze dhe Policisë Kombëtare spanjolle. Ish-futbollisti ka luajtur gjatë karrierës së tij për klube serbe si Čukarički, IM Rakovica, Teleoptik dhe Sinđelić Beograd.

Ai e kishte lënë futbollin në vitin 2022. Sipas autoriteteve, Milošević është një nga tre personat e arrestuar në kuadër të hetimeve ndaj një rrjeti ballkanik të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pas ndalimit, ai është dërguar para gjykatës dhe është lënë në paraburgim , ndërsa hetimet për rrjetin kriminal po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com