Shërbimi Korrektues i Kosovës ashpërson rregullat në burgje,

0%

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vendosur rregulla të reja për sjelljen dhe sigurinë në institucionet korrektuese, ndërsa janë përcaktuar edhe kritere më të qarta për shfrytëzimin e pushimeve jashtë burgut.

Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Kodin e Mirësjelljes së personave të burgosur dhe Udhëzuesin për zbatimin e kritereve për shfrytëzimin e pushimit jashtë institucionit korrektues.

Kodi përcakton standardet që duhet të respektojnë të dënuarit dhe të paraburgosurit gjatë qëndrimit në institucion, duke përfshirë respektimin e rendit dhe disiplinës, komunikimin korrekt me stafin, shmangien e dhunës dhe kërcënimeve, si dhe respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të personave të tjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, pushimet jashtë institucionit do të vlerësohen në mënyrë individuale dhe profesionale, duke u bazuar në të dhëna konkrete dhe nivelin e rrezikut.

Në vlerësim do të përfshihen vepra penale për të cilën personi është dënuar, sjellja gjatë vuajtjes së dënimit, respektimi i rregullave, pjesëmarrja në programet rehabilituese, niveli i përgjegjësisë dhe besueshmërisë, rreziku për sigurinë publike dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.

Gjithashtu, do të shqyrtohet historiku i tentimeve për arratisje, rrethanat familjare dhe mbështetja që personi i dënuar ka jashtë institucionit. Vlerësimi do të kryhet nga një ekip multidisiplinar, i cili pas shqyrtimit të kritereve dhe intervistimit të personit të dënuar do t’i rekomandojë drejtorit të institucionit aprovimin ose refuzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të merret në bazë të vlerësimit të dokumentuar dhe legjislacionit në fuqi. Sipas SHKK-së, këto masa synojnë forcimin e sigurisë, rendit dhe disiplinës, krahas rehabilitimit dhe përgatitjes së të dënuarve për riintegrim në shoqëri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com