Refuzoi huazimin dhe foli për të ardhmen, Benzema zbulon prapaskenat

0%

Sulmuesi francez Karim Benzema, i cili aktivizohet me Al-Hilal, ka qartësuar pozicionin e tij në lidhje me zërat që qarkullojnë për një largim të mundshëm nga skuadra gjatë dritares aktuale të transferimeve.

Deklaratat e Benzemas erdhën pasi ai udhëhoqi Al-Hilal drejt një fitoreje 3-0 kundër Al-Fayha në javën e dytë të kampionatit saudit, duke konfirmuar përqendrimin e tij të plotë te skuadra për periudhën në vijim. Sulmuesi francez u shpreh për “Rotana Khalijia”: “E ardhmja ime? Unë po luaj futboll këtu dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Kam një kontratë me klubin dhe çdo gjë është në rregull”. Gazeta saudite “Al-Riyadh” raportoi se drejtuesit e Al-Hilal i ofruan Benzemas një transferim te një nga klubet e sapongjitura në elitë, por lojtari e refuzoi këtë ide.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, “Sky Sports” bëri me dije se ka komplikime në lidhje me kontratën e sulmuesit francez, duke shpjeguar se një pjesë e pagës së tij mbulohet nga subjekte të lidhura me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Kjo bën që prishja e kontratës të varet nga më shumë faktorë sesa thjesht një marrëveshje dypalëshe mes lojtarit dhe klubit.

Burimi: Bota Sot