54 aktakuza të ngritura kundër 58 personave në 24 orët e fundit

0%

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ngritur 54 aktakuza kundër 58 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, dhe janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës me paraburgim kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar 4 persona, si dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore Gjilan ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një të mitur, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, një të mituri, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale. Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

Burimi: Kallxo