Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Osek Hilë dhe Skivjan

0%

KRU “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III”, që përfshin fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan të komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, ekipet do të punojnë në kyçjet sekondare, me qëllim të zhvendosjes së tyre nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri të ujësjellësit, me gypa OD315 dhe OD63 milimetra. Për shkak të këtyre punimeve, sot nga ora deri në orën do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në fshatin Osek Hilë dhe në fshatin Skivjan.

Nga KRU “Gjakova” bëjnë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe është e nevojshme për realizimin e punimeve në rrjetin e ri. Konsumatorëve u është bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot