Gabimet janë njerëzore, ndërsa faljet janë Hyjnore. Falni, falni sa më parë, sepse falja është mençuri, trimëri, dashuri e burrëri. Aty ku ka urrejtje e hakmarrje, s’ka aspak dashuri; aty ka vëllavrasje, ka edhe hasmëri në vazhdimësi… Falja, njëkohësisht, është virtyt edhe fisnikëri për të gjithë popujt e botës, e në veçanti, për Shqiptarinë! NËSE…
Nëse vlerëson dikë, mos e vlerëso assesi nga lakmia e xhelozia, por vlerësoje atë nga punët e kryera, nga veprat e tij… Dhe jo nga fjalët e bukura të njerëzve kokëzbrazët, të kotë e bosh fare. Nëse vihen në baraspeshë, nga të gjitha fjalët që fliten, ku janë ato të këqijat? Këto mund t’i bindë e t’i mundë vetëm korrektësia dhe pastërtia jonë, me emrin DASHURI!
