Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më , përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “ Betimi për Drejtësi ”.

Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit. Sipas marrëveshjes, ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin lidhur me lartësinë e dënimit dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv.

Gjykata njoftoi se i akuzuari ka të drejtë ankese lidhur me lartësinë e dënimit. Sipas aktakuzës, Xhemajli ngarkohej me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi