Prishtina International Film Festival ka zbuluar filmin hapës të edicionit të 18 të festivalit. Bëhet fjalë për filmin fuqizues të Blerta Bashollit, DUA. “Është veçanërisht domethënëse ta mirëpresim DUA-n në shtëpi.
Një histori e lindur këtu, e realizuar nga njerëzit tanë, që e ka çuar zërin e Kosovës përtej kufijve tanë dhe tani rikthehet aty ku i përket: para publikut kosovar, në ekranin e madh, në PriFes t”, u tha në faqen zyrtare të PriFest. DUA trajton adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën, në sfondin e një prej periudhave më të vështira të historisë së vonshme të Kosovës.
Ky film ka sjell së bashku një kastë të fuqishëm aktorësh vendor, prej Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj. Organizatorët janë shprehur se janë më se të kënaqur pas rrugëtimit të jashtëzakonshëm dhe vlerësimit ndërkombëtar që ka marr filmi, port ani është koha që DUA të rikthehet në shtëpi.
“Sepse ndonjëherë, pjesa më e bukur e rrugëtimit të një filmi është rikthimi në shtëpi”, v azhduan ata. Filmi me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, si dhe bashkë-skenariste Nicole Borgeat, është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës. Edicioni gjashtë ditor i mbushur me kinema, histori, takime dhe festë, zhvillohet nga 8 deri më 13 shtator.
