Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten

0%

Ministria e Mbrojtjes ka informuar këtë të premte se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbetën aktive dhe 1 në monitorim. Ndërkohë, në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore: Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së. Mal Milot, Kurbin – Vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin.

Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së. Dajt, Tiranë – Ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë angazhuar MZSH, AZM dhe FA, me mbështetje nga 1 helikopter. Dukat, Vlorë – Zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa. Ballaxhiaj, Memaliaj – Zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve; disa banorë janë evakuuar.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. /Euronews.al

Burimi: Telegrafi