Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se rruga kryesore dhe dy degëzimet e saj në fshatin Pirq, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, po rregullohen. Peci ka bërë të ditur se Pirqi, të cilin e ka cilësuar si një prej fshatrave me prodhimtarinë më të lartë bujqësore në ekonominë e qytetit, po përfitojnë nga investimet infrastrukturore.
“Rruga kryesore dhe dy degëzimet e saj, me gjatësi rreth 1.5 km, po rregullohen”, ka shkruar Peci. Ai ka paralajmëruar se në Pirq do të realizohen edhe investime të tjera, përmes projekteve që janë planifikuar. Investimet në infrastrukturën rrugore pritet të lehtësojnë qarkullimin e banorëve dhe të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarive bujqësore në këtë zonë.
