Ndërhyrje në disa zona të Mitrovicës, KRU paralajmëron edhe

0%

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se e kipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë. Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Parkun “Hoxhë Hasan Tahsini”, rrugët “Dëshmorët e 1903”, “Ukshin Kovaqica” dhe “7 Minatori”, si dhe në fshatrat Rahovë, Vërrnicë dhe Rekë.

Ndërsa, ekipet do të intervenojnë në rrjetin e kanalizimit në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Sokol Brahimi”, si dhe në fshatrat Kqiq i Madh dhe Tunel i Parë. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, konsumatorëve u është bërë thirrje që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi