Qendra Emergjente e QKUK-së ka pranuar dhe trajtuar 318 raste gjatë 24 orëve të fundit. Nga numri i përgjithshëm, 96 pacientë janë trajtuar në Emergjencën Internistike, 64 në atë Kirurgjike dhe 66 në Emergjencën Ortopedike. Në Sallën e Vogël janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 22 persona të lënduar në aksidente trafiku, si dhe një rast intoksikimi. Ndërkohë, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 26 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje.
