Kushtojnë 35 ditë burg – Policia kap në Prishtinë 26-vjeçarin e

0%

Një pikë kontrolli e Policisë në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një 26-vjeçari, i cili rezultonte i kërkuar me urdhër-arrest aktiv për t’u dërguar në vuajtje të dënimit, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Melos Raqin 26-vjeçari , i cili është ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Pas verifikimit të të dhënave të tij, ka rezultuar se ndaj Raqit ishte aktiv një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kërkimin, ndalimin, arrestimin dhe dërgimin e tij në institucionin për vuajtjen e dënimit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, urdhëresa lidhet me një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Raqi ishte dënuar me 700 euro gjobë, por pikërisht mospagesa e saj ka bërë që çështja të përfundojë me burg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi gjoba nuk ishte paguar, ajo është zëvendësuar me 35 ditë burgim, ndërsa ishte lëshuar edhe urdhëresa për ekzekutimin e dënimit. Pas ndalimit në pikën e kontrollit dhe përfundimit të procedurave policore, 26-vjeçari është dërguar në Burgun e Dubravës, ku do të vuajë dënimin prej 35 ditësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com