Një shtetase e Serbisë ka denoncuar në Policinë e Kosovës një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një apartament në Gjilan, ku ajo pretendon se është kanosur, është sulmuar fizikisht dhe është penguar të largohet, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast viktimë është N.K. 36-vjeçare, ndërsa personi i dyshuar është N.T. rreth 47-vjeçar.
N.K. është paraqitur në Stacionin Policor në Gjilan më 20 gusht, rreth orës , ku para hetuesve ka rrëfyer atë që, sipas saj, kishte ndodhur gjatë natës në një apartament me qira në rrugën “Avdullah Tahiri”, ku po qëndronte përkohësisht i dyshuari.
Sipas deklarimit të saj, gjatë natës ajo ishte kanosur dhe ndaj saj ishte ushtruar dhunë fizike, ndërsa pretendon se ishte detyruar të qëndronte në apartament kundër vullnetit të saj. Pas denoncimit, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga ekzaminimi janë konstatuar lëndime të lehta trupore në pjesën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar gjatë incidentit. Një tjetër detaj ka marrë rëndësi gjatë trajtimit të rastit. Kur N.T. është paraqitur në zyrat e hetuesve në Gjilan, me vete kishte çelësin e veturës së viktimës.
Sipas të dhënave të rastit, dyshohet se mbajtja e çelësit ia kishte pamundësuar N.K.-së të largohej me veturën e saj dhe të kthehej në vendbanimin e saj. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe kontrollit të apartamentit, 47-vjeçari është arrestuar rreth orës .
Ai është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe përkthyesit ligjor, ndërsa i ka mohuar pretendimet e viktimës dhe kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet. Për rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit dhe janë iniciuar procedurat për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”. Me vendim të Prokurorit, N.T. është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, rreth orës , N.K. është nisur me veturën e saj drejt Leskovcit. Për sigurinë e saj, zyrtarët policorë e kanë shoqëruar deri në pikën kufitare Dheu i Bardhë, prej nga ajo ka vazhduar rrugën drejt vendbanimit. Rasti tashmë mbetet në duart e organeve të drejtësisë, të cilat do të sqarojnë rrethanat dhe pretendimet e palëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
