Ekskluzive | Audi me targa zvicerane ndalohet pas mesnate në Rrugën B

0%

Një kontroll policor në orët e para të mëngjesit në Rrugën B në Prishtinë ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të dyshuar narkotike dhe një spreji OC, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur sot, më 21 gusht, rreth orës , në afërsi të “Maxi 24H”, ku një njësi policore ka ndaluar për kontroll një veturë Audi me targa të Zvicrës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, te njëri prej pasagjerëve është gjetur një çantë, brenda së cilës Policia ka hasur në substancë të dyshuar narkotike. Personi i dyshuar në këtë rast është Edolind Krasniqi rretj 28-vjeç. Pas peshimit në peshoren zyrtare, substanca e dyshuar si marihuanë ka rezultuar në peshë prej 2.84 gramësh. Por kontrolli nuk ka përfunduar me kaq.

Në çantën e 28-vjeçarit është gjetur edhe një sprej OC (lotsjellës). Si marihuana, ashtu edhe spreji janë sekuestruar nga Policia. Krasniqi është shoqëruar për intervistim, ku, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ka deklaruar se marihuanën e posedonte për përdorim personal, ndërsa sprejin OC e mbante për vetëmbrojtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”. Pas intervistimit, Krasniqi është liruar, ndërsa ndaj tij rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com