Ekskluzive | Shkoi te dajtë, përfundoi i kërcënuar me armë nga djemtë

0%

Një vizitë familjare në fshatin Doganaj të Kaçanikut dyshohet se ka eskaluar në konflikt serioz, ku një 21-vjeçar pretendon se është sulmuar dhe kërcënuar me armë nga djemtë e dajës së tij, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës , ndërsa viktima është paraqitur më pas në Stacionin Policor për ta denoncuar ngjarjen. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.

B. 21 vjeçar, i cili ka deklaruar se kishte shkuar për vizitë te dajtë e tij në Doganaj. Gjatë qëndrimit atje, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar plotësisht, ka nisur një fjalosje mes tij dhe djemve të dajës, ku dyshohet se janë përfshirë edhe familjarë të tjerë. Situata më pas dyshohet se ka eskaluar, ndërsa A.B. ka deklaruar para Policisë se është kanosur me armë.

Pas denoncimit, patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Në këtë rast, sipas informacioneve të Sinjalit, të dyshuar janë Bleon Cena , 23 vjeçar dhe një i mitur i lindur në vitin 2010, identitetin e të cilit nuk po e publikojmë për shkak të moshës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë intervenimit, Policia ka gjetur edhe një revole, e cila ishte hedhur apo lënë jashtë shtëpisë, në një zonë me bar. Arma është gjetur pa fishekë dhe është sekuestruar si provë materiale. Të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar lidhur me rrethanat e incidentit. Për shkak se njëri prej tyre është i mitur, rasti në raport me të është trajtuar në konsultim me Prokurorin për të Mitur.

Me urdhër të tij, 16-vjeçari është ndaluar për 24 orë. Për personat madhorë të përfshirë është konsultuar Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm, i cili ka urdhëruar që ata të lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat “Sulm”, “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë dinamikën e plotë të konfliktit dhe kujt i përkiste arma e sekuestruar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com