Edhe njëherë për z.Joseph DioGuardi-President!

0%

Lajmi i mirëpritur se ish-kongresisti dhe kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Joseph DioGuardi bashkë me zonjën e tij Cloyes DioGuardi së shpejti do të vizitojnë vendin tonë me ç`rast nga kryeministri Kurti ata do të marrin edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, më frymëzoi edhe më tepër, që pas shkrimit të publikuar në dy media informative më 11 dhe 22 prill të këtij viti, të përsërisë dhe njëherë publikisht kërkesën time të sinqertë që ky atdhetar i madh dhe kontributdhënës i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare shqiptare, në shenj nderimi ndaj veprimtarisë së tij shumëvjeçare dhe nevojës imediate që ka aktualisht vendi për emërimin e një personaliteti konsensual për të parin e shtetit, pa humbur kohë më shumë, sapo ta marr në dorë pasaportën e shtetit tonë të përbashkët, Joseph DioGuardi të zgjidhet me aklamacion në Kuvend dhe ta pranoi me ceremoni zyrtare edhe postin e merituar të presidentit të Republikës së Kosovës!

Shqiptaro arbëreshi Joseph DioGuardi u lind më 20 shtator të vitit 1940 në Bronks të Nju Jorkut si fëmijë i një babai shqiptar, familja e të cilit kishte emigruar herët nga Shqipëria në fshatin Greçi afër Napolit që njihet si fshati më i vjetër shqipfolës në Itali, prej nga i ati Joni në vitin 1929 u vendos në Amerikë ku u lind, shkollua dhe diplomoi me rezultate të shkëlqyera në vitin1962 edhe z.Joseph DioGuardi.

DioGuardi, është themelues dhe kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që pa asnjë dyshim, vijon të mbetet edhe aktualisht avokati më i mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA, ndërsa Shirley Cloyes DioGuardi, bashkëshortja e ish-konngresistit amerikan Joseph DioGuardi përveçse është e mirënjohur si “Këshilltare për Çështjet e Ballkanit”, ajo e ndihmon DioGuardin edhe në udhëheqjen e suksesshme të kësaj organizate famëmadhe shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Joseph DioGuardi ishte anëtari i parë shqiptaro-amerikan me të drejtë vote në Kongresin e SHBA-ve i cili në vitin 1989 themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), organizatën e parë të këtij lloji në SHBA, që me punë e angazhim të pareshtur, mbledhjen e dëshmive autentike mbi represionin serb, që asokohe ushtrohej në përditshmëri ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe organizimin e seancave të veçanta dëgjimore në Kongresin amerikan arriti ta shfaqte të vërtetën reale dhe të krijonte perceptimin e qartë politik, shoqëror e mediatik dhe opinionin e gjerë amerikan mbi padrejtësitë që kryheshin sistematikisht ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, FYROM, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore, si dhe të bënte me sukses sensibilizimin e institucioneve më të larta shtetërore amerikane mbi shkeljet drastike të të drejtave të shqiptarëve kudo në Ballkan.

Ishte viti 1987 kur Joseph DioGuardi si i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Kongresin Amerikan, përmes një Rezolute të sponsorizuar prej tij personalisht në Kongres, arriti të fuste në rendin e ditës, dhe ndikonte në organizimin e seancës së parë të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën, ku po ashtu, për herë të parë, u shpalosën edhe në Kongresin amerikan, të gjitha barbaritë serbe të kasapit Millosheviq kundër shqiptarëve të pambrojtur, që ndodhnin në Kosovën e okupuar prej Serbisë.

Dhe siç dihet edhe nga historia jonë e afërt, në fundin e shekullit XX e veçanërisht në vitet 1987-1989, çështja shqiptare në Ballkan u përball me sfidat më të mëdha politike deri te çështjet ekzistenciale, të cilat vunë në pikëpyetje edhe mbijetesën kombëtare dhe humbjen e territoreve edhe të pothuajse gjysmës tjetër të popullit shqiptar, që asokohe ende mbahej nën thundrën e egër të pushtimit serbosllav.

Andaj veçanërisht në ato momente të rënda që kalonte Kosova ishte fat i madh për shqiptarët, të kishin zërin e tyre në Kongres, zërin autokton dhe më besnik të Dardanisë së shumëvuajtur, i cili duke qenë edhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë të gjitha viteve më kritike për shqiptarët nën okupimin klasik të Serbisë, nuk ka kursyer angazhimin e kontributin madhor dhe veprimtarinë e pareshtur politike për çlirimin, pavarësinë, krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, si dhe garantimin e fatit të kombit shqiptar-në shekullin e ri, siç do shprehej edhe vet z.

DioGuardi! Në kohën kur Joseph DioGuardi filloi aktivitetin e tij politik, nga 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, siç dëshmonte ai vet, vetëm 12 përfaqësues dinin pak për gjendjen e rëndë që asokohe mbretëronte në Kosovën e pushtuar nga Serbia fashiste.

Dhe siç do ta shpjegonte z.DioGuardi edhe në një intervistë të dhënë në vitin 2000, përveç kongresmenit Tom Lantos, as 12-të përfaqësuesit amerikan që dinin pak për Kosovën, nuk ishin në dijeni se Kosova popullohej nga shumica dërrmuese shqiptare.

Madje as ata 12 dhe asnjë nga kongresistët tjerë amerikan, asokohe nuk ishin të informuar në detaje për keqtrajtimin e rëndë dhe shtypjen e pashembullt, që ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës, ushtrohej çdo ditë nga Serbia okupatore.

Kështu që ishte z.Joesph DioGuardi, ai i cili pikërisht në gjendjen më të rëndë të okupimit klasik nëpër të cilën po kalonte Kosova nën robërinë e Serbisë fashiste, i vuri në dijeni Kongresin dhe institucionet shtetërore të SHBA-ve mbi të gjitha sa ndodhnin mbi kurrizin e shqiptarëve të pambrojtur në Kosovën e pushtuar.

Lajmi se shqiptarët në kohët më të vështira të okupimit klasik nga Serbia fashiste, kishin zërin e tyre autokton në Kongresin amerikan, ishte një rilindje e dytë, veçanërisht për shqiptarët e shumëvuajtur të Kosovës. Aktiviteti dhe kontributi i pareshtur, i z.

DioGuardi, bëri bujë të madhe atëherë e vazhdon të jehojë edhe sot me shumë përkushtim e dinjitet të lart, ndaj të vetmin opsion të padiskutueshëm për tejkalimin e problemit aktual të presidentit në vendin tonë, unë përsëri e shoh zgjedhjen e z.Joseph DioGuardit si personalitetin më të merituar për të parin e shtetit të Kosovës.

DioGuardi është njëri prej politikbërësve më të njohur mbarëshqiptar, që në vazhdimësi ka bërë shumë për çështjen kombëtare, e ai edhe sot vijon të mbetet avokati më i mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA. J.

Dioguardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi mbeten liderët e lobit më të fuqishëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe të paepur të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, FYROM, Mal të Zi dhe Çamëri, të cilët kanë kontribuuar shumë edhe për realizimin e pavarësisë së Kosovës të ardhmen e sigurt të shtetit të lirë të Kosovës, si dhe garantimin e fatit të kombit shqiptar-në shekullin e ri, siç do shprehej edhe vet z.

DioGuardi! Ai duke shërbyer në institucionet politike dhe shtetërore amerikane ka kontribuuar aq shumë për çështjen shqiptare dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës, sa nuk ka edhe një shembull tjetër as të përafërt, në trojet shqiptare dhe jashtë tyre, kudo qoftë në botë.

Joseph DioGuardi ka një biografi të bujshme dhe posedon përvojë të gjatë politike, i cili ishte edhe senator i shtetit të Nju Jorkut dhe falë mbështetjes së Presidentëve Ronald Reagan, Gerald Ford, Gjorgj Bushit të vjetër etj, arriti të zhvillonte një karrierë të shquar politike, të cilën e shfrytëzoi me mjeshtri të pashembullt për ti dal zot çështjes kombëtare.

DioGuardi kontaktoi presidentët amerikanë, sekretarët e tyre të shtetit, anëtarët kryesorë të Kongresit Amerikan, republikanë e demokratë, dhe përfaqësues e udhëheqës të lartë ndërkombëtar, për të mbështetur shqiptarët nën okupimin serbosllav dhe avancuar çështjen e Kosovës dhe pavarësisë së saj kudo në botë.

Në bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së, Joseph DioGuardi paraqiti dhjetëra rezoluta mbi çështjen kombëtare shqiptare. Ai në maj të vitit 1990 bashkë me Tom Lantos-in vizitoi edhe Kosovën duke u bërë dy zyrtarët e parë të lartë amerikanë që mësuan situatën e rënduar politike nga afër. Në gusht të vitit 1990, z.DioGuardi ishte bashkë me z.

Bob Doll në Kosovë, ndërsa më 1998 me kërkesë të DANA ROCHBACHER vizituan bashkë Kosovën për tu informuar nga dora e parë, në vend të ngjarjes, mbi krizën humanitare të shkaktuar nga Serbia në Kosovë, etj, duke u bërë ndër zërat më të fuqishëm në Kongresin Amerikan e ngritur nivelin e informimit dhe arritur të garantojë mbështetje gjithnjë e më të madhe edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-ve, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe arsyetimin me fakte të pavarësisë së Kosovës.

Me prezantimin permanent të rezolutave për Kosovën në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe Kongresin Amerikan, Joseph DioGuardi hapi një etapë të re, të panjohur deri atëherë në historinë e shqiptarëve, për avancimin e çështjes kombëtare dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi serb, akte të cilat e bëjnë z.

DioGuardi avokatin më të suksesshëm në mbrojtjen publike të çështjes mbarëkombëtare të shqiptarëve dhe shembullin më madhështor pozitiv i cili do të mbahet mend nga historia jonë kombëtare në të gjitha trojeve tona etnike, për të arriturat e shqiptarëve në dy shekujt e fundit.

Kontributi i tij i vazhdueshëm për mese 4 dekada në politikën e SHBA-ve dhe angazhimet në arenën ndërkombëtare, e bëjnë z.

DioGuardi personalitet të veçantë dhe kandidat të pakonkurencë për president të Kosovës i cili përveç kontributit të jashtëzakonshëm në të gjitha kohët për Kosovën dhe shqiptarët edhe pas emërimit të tij për president të vendit tonë dhe përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës, z.

Joseph DioGuardi në diplomacinë ndërkombëtare,do ta gëzojë edhe mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe përkrahjen e pakursyer të miqve të shumtë e më të fuqishëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe shteteve më të mëdha të demokracisë botërore.

Kështu që Qeveria dhe institucionet tona shtetërore, nëse edhe përkundër gjithë atij kontributi madhor që ai për dekada ka dhënë për Kosovën, nuk i ka ofruar deri më tani pasaportën dhe shtetësinë e vendit tonë, duhet urgjentisht ta pajisin z. DioGuardi me pasaportë e të gjitha dokumentet e nevojshme personale dhe ta shpallin zyrtarisht shtetas rezident të Republikës së Kosovës.

Dhe që në seancën e parë konstituive të Kuvendit dhe menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit e të zëvendëskryetarëve të Kuvendit, para se të votohet Qeveria, deputetët e të gjitha partive shqiptare pa dallim, me aklamacion ta votojnë z.

Joseph DioGuardi për president të Kosovës, si njeriun më meritor, që për dekada të tëra ka dhënë kontributin të pakursyer shumëvjeçar dhe zhvilluar aktivitet të suksesshëm politik e diplomatik, në SHBA, Evropë e më gjerë, pa kontributin e të cilit, Kosova, me siguri nuk do të ishte kjo që është sot, e ndoshta as vend i lirë dhe shtet i pavarur.

Zgjedhja e presidentit të shtetit duhet të rivendosë edhe qëndrueshmërinë politike të vendit, dhe jo të ringjallë serish potencialet për destabilizim politik, shkaktimin e kaosit dhe përtëritjen e konflikteve të brendshme dhe rikthimin e ndikimit të Serbisë në vendin tonë, derisa dihet mirëfilli se në Kosovë nuk mund të krijohet unitet as të ecet përpara me ata që për rreth një vit, luajtën me shtetin, krijuan ngërçe të pareshtura politike dhe shkaktuan bllokada të vazhdueshme institucionale.

E derisa zgjedhja e presidentit nga kasta aktuale politike në Kosovë, është kthyer në luftë të hapur ndërpartiake dhe garë intrigash e prapaskenash konspirative me inskenimet më obstruktive që fusin vetëm përçarje gjithnjë e më të thella ndërmjet shqiptarëve, u bëj thirrje publike edhe njëherë të gjitha partive shqiptare që ti lini përfundimisht mërit e zënkat politike dhe të mos humbni më shumë kohë me njerëz të konsumuar partiak, që nuk i njeh askush jashtë vendit, kur dihet mirëfilli se shtetit tonë të vogël, e të pa pranuar nga të gjitha vendet e BE-së si shtet i pavarur dhe ende të pa anëtarësuar në OKB e shumë organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare, me mungesë të theksuar të miqve të sinqertë në politikën e jashtme, i duhet një politikan me përvojë të gjatë, një strateg i sprovuar e personalitet i guximshëm dhe me njohuri të gjera, veçanërisht në diplomacinë ndërkombëtare, i cili ka në krah edhe mbështetjen e SHBA-ve, si z.

Joseph Dioguardi Kështu që zgjedhja e një personaliteti prestigjioz si Joseph DioGuardit për president të Kosovës, është pothuajse e domosdoshme, është nevojë e kohës dhe zgjidhja më e mirë e mundshme për vendin tonë të vogël, të cilin besoj se do ta votonin të gjitha partitë politike shqiptare pa përjashtim përveç dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe” dhe surrogateve të saj, që mjerisht përveçse shfrytëzojnë mospajtimet e partive shqiptare, defilojnë lirshëm dhe manovrojnë me mjeshtri perfide edhe në vendimmarrjet politike të vendit tonë.

Vetëm zgjedhja e z. Joseph DioGuardi, përfundimisht do ta mënjanonte përsëritjen e zgjedhjeve të panevojshme që për të satën herë, shihet se nuk po sjellin zgjidhje dhe do të shuante orekset e grupeve destruktive politike, për çuarjen e vendit në riciklimin e zgjedhjeve të pafund, emërim që do ti shuante edhe tensionet aktuale politike dhe zbuste insinuatat e stërzgjatura ndërpartiake, pasi që tanimë publikisht dihet se zgjedhjet e reja, mund të prodhojnë rezultat të ngjashëm apo të përafërt të votimeve me ato paraprake dhe vetëm sa do të vijonte riciklimi i përsëritjes së krizave politike, edhe pas përfundimit të cirkut të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Burimi: Bota Sot