Poezi nga: Salvatore Quazimodo Përktheu: Maksim Rakipaj Tani që zbardh dita nata ka shkuar dhe hëna lehtaz tretet në kthjelltësi dhe ndër kanalet perëndon. Kështu jetoj shtatorin në këtë tokë të sheshtë, lëndinat janë të blerta ashtu si luginat në jug kur vjen pranvera. Lashë shokët, zemrën fsheha ndër muret e vjetër që vetëm të rri dhe t’i kujtoj.
Sa larg të kam, sa hëna dhe më larg, tani që dita vjen dhe mbi gurët këmbë e kuajve rreh. – Lexo po ashtu nga Salvatore Quazimodo : Poeti dhe politikani (ligjërata e Nobelit, )
